Tirana zona më me shume te infektuar nga Covidi, por ja cili është qyteti që ka më pak raste

739
0

Qarku me numrin me te larte të personave me Covid që listohet në zonat e kuqe është Tirana. Tirana numëron 5851 persona aktiv, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme regjistroi 222 raste të reja.

Ndërsa qarku më me pak të infektuar aktivë me koronavirus është Dibra. Aktualisht ky qark numëron 125 qytetarë pozitivë me Covid-19.

Në dy ditët e fundit edhe ky qark ka shënuar një rritje të papritur duke regjistruar 21 raste të reja. Qytet më problematik në këtë qark është Mati i cili ka regjistruar 13 raste të reja përgjatë të dielës dhe hënës që lamë pas, përkatësisht nga 6 dhe 7 raste. Bulqiza nga ana tjetër ka një numër minimal rastesh të reja me 1 ose 2 infeksione të reja ditore.