Itali/ Ja sa raste me Covid u shenuan sot, Rajoni me rritjen me te madhe..

516
0

Janë 35,098 raste të koronavirusit të regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, krahasuar me 217,758 tampone të kryera. Rajoni që shënon rritjen më të madhe të infeksioneve është edhe një herë Lombardia (10,955).

Numri i jeteve te humbura rritet në 42,330, me 580 humbje të tjera. Njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë vendin u rritën me 122 njësi, për një total prej 2,971. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 17,734.