Itali/ Zgjerohet harta e kufizimeve, rajonet e reja ku rikthehet izolimi

1844
0

Italia ka ashpërsuar masat kundër përhapjes së pandemisë edhe në 5 rajone. Dy rajone ishin më herët në këtë nivel të masave, ndërsa tani shtatë nga gjithsej 20 rajonet e Italisë janë në zonën portokalli, që shënon rrezik nga mesatar në të lartë.

Ishte ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza i cili firmosi dekretin. Rajonet Abruzzo, Basilicata, Liguria, Tuskania dhe Umbria u bashkohen Sicilisë dhe Pulias në mbylljen e bareve dhe restoranteve. Gjithashtu banorët e këtyre rajoneve nuk do të kenë të drejtë të udhëtojnë në rajone tjera.

Masat kufizuese në bazë të rajoneve u prezantua të premten e kaluar, bashkë me masën mbarëkombëtare për orë policore prej orës 22 deri në 5 të mëngjesit për 60 milionë banorët e këtij shteti.