A do të mbyllen shkollat? Komiteti i Ekspertëve merr vendimin

4400
0

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, gazetari i ABC Maksi Rama, pyeti zv.ministren Mira Rakacolli çfarë vendimi është marrë për shkollat, nëse do të qëndrojnë të hapura apo do të mbyllen,

Shkollat nuk janë ende një vatër infeksioni, rrjedhimisht nuk do të mbyllen tani për tani, tha Racakolli. Nëse më vonë do të shihet që shkollat do të kthehen në vatër infeksioni, atëherë Komiteti i Ekspertëve do të bëjë rivlerësim të situatës.

“Unë shpjegova çdo masë që merret bëhet në bazë të shifrave dhe arsyes se pse janë këto shifra. Neve na rezulton se që në shkolla të ketë shpërndarje te infeksionit më të madhe se më parë. Nuk i kemi shkollat në vatra infeksioni. Ne po monitorimjmë me shumë kujdes dhe masat merren në vazhdim të situatës epidemiologjike. Shohim fenomenin, zbulojmë faktorët dhe shohin çfarë mund të bëjmë për parandalimin. Sot për sot shkollat nuk kanë influencuar në një rëndim të madh të situatës”, tha Racakolli.