Roma luan ndeshjen finale ne Tirane, ja cfare shkruan ekipi i Romes ne rrjetet sociale

288
0

Finalja e Conference League që do të mbahet në Tiranë më 25 Maj do të diskutohet mes Romës dhe Feyenoord, dy nga skuadrat me tifozëritë më të zjarrta në Evropë.

Roma fitoi 1-0 ndaj Leicester, në ndeshjen e kthimit pasi e para në Angli kishte përfunduar 1-1. Tummy Abraham ishte ai që shënoi për Romën në minutën e 11-të, pas një goditje nga këndi. Sulmuesi i ardhur nga Chelsea realizoi me kokë, duke mposhtur portierin Schmeichel.

“Të tilla janë ëndrrat. Për mua ndeshjen e fituan tifozët sot. Ne jemi një skuadër që luftojmë për njëri-tjetrin dhe kjo na bëri të fitojmë. Sot merituam fitoren. Mezi po pres finalen”.

“Kjo është e gjitha një familje, stadium, njerëzit në rrugë, atë në ballkone, fëmijët, pankina. Familja. Kjo është gjëja më e rëndësishme që kemi ndërtuar këtë sezon. Kjo familje e meriton finalen. Por tashmjë duhet të përqëndrohemi tek kampionati”.

Ndërsa Feyenoord barazoi 0-0 me Marseille, teksa kishte takimin e parë e kishte fituar 3-2 në Holandë. Roma dhe Feynoord do të masin forcat në Tiranë me kryeqytetin shqiptar që përgatitet të presë finalen e parë dhe historike të Conference League, si kompeticioni më i ri në Europë për klube. Më shumë se 22 mijë të pranishëm do të jenë në stadium.

Nderkohe tifozet e Romes kane postuar kete foto me poshte qe tregon se do te dynden drejt Tiranes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.