Nuk bën më punë as 50 euroshi, ja cfarë i ndodhi 36 vjecarit ne kufi

1269
0

Një 36-vjeçar me iniciale A.G. është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte policin kufitar në Portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit dhe verifikimeve, 36-vjeçari kishte mangësi në dokumentacion.

Në këtë moment, bashkë me pasaportën, 36-vjeçari i dha policit edhe 50 Euro.

Por ai u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale korrupsion i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.