‘Ti ma bën botën e bukur’, Xhemi Shehu merr dhuratën e papritur

759
0

Xhemi dhe Arbana njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë, pasi prej shumë vitesh ato ndajnë shumë gjëra bashkë.

Fotot bashkë nuk mungojnë asnjëherë në rrjetet sociale, dhe po ashtu dhuratat që shkëmbejnë me njëra tjetrën.

Kështu ka bërë edhe ditën e sotme Arbana teksa ka zgjedhur të surprizojë mikeshën e saj të zemrës Xhemin me një tufë trëndafilash rozë.

Ka qenë Xhemi ajo që përmes një fotoje të hedhur në instagramin e saj, ka bërë një dedikim të veçantë për shoqen.

“Ti m’a bën botën kaq të bukur. Të dua Panda”,-ka mbyllur dedikimin Xhemi duke na lënë të kuptojmë se pseudonimi ‘Panda’ i atribuohet Arbanës.

Miqësia e tyre është kaq e bukur saqë dy moderatoret organizojnë shumë shpesh mbrëmje në shtëpitë e njëra tjetrës, ku nuk mungojnë edhe miq të tjerë.