“Në asnjë vend të botës..si ty”, Eduart Grishaj i dashuruar kokë e këmbë me Arbanën

823
0

Cifti i ri i Showbizit, Arbana dhe Eduarti, nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht lidhjen e tyre. Por deklaratat e ëmbla që bëjnë për njëri tjetrin nëpër rrjetet sociale, tregojnë gjithnjë e më shumë se Arbana dhe regjizori i saj Eduarti janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

Moderatorja e njohur e Top Channel, Arbana Osmani ka një pasion të madh për kuzhinën dhe gatuan aq mirë sa që Eduarti është i dashuruar edhe me recetat e saj, aq sa thotë se si ato nuk gjen as në Paris.

‘Boo ç’më bërë apo nuk jam dhe në një vend që më hahet aq shumë,’ – ishte komenti i Eduartit në një prej fotove të moderatores.

Përgjigja e moderatores: Nuk ankohet njëriu për të ngrënë në Paris. Por përsëri Eduarti nuk ia ka përtuar duke komentuar:

“Jo në Paris por në asnjë vend të botës nuk ka ushqime që guatan ti. Dhe e kam shumë sinqerisht këtë.

Arbana po bëhet gati për librin e saj të dytë të gatimit “Receta për 5 minuta”.