Theu arrestin e shtëpisë dhe rreh policin që të arrestohet: “Nuk dua të rri më në shtëpi me vjehrrën”

152
0

Për një 52-vjeçar me origjinë nga Leçe, por që banonte në Asti, i dënuar me dy vjet e dy muaj për keqtrajtimin e nënës së tij, arrest shtëpie i vendosur nga gjyqtari ishte bërë një masë e padurueshme. “Unë nuk mund të jetoj më në shtëpi me vjehrrën time”, i tha ai karabinierëve në telefon, duke u lutur që ta arrestonin dhe ta çonin në burg shkruajne mediat italiane, percjell shqiptari.net.

Të befasuar nga kërkesa e veçantë, i shpjeguan 52-vjeçarit arsyet pse kërkesa e tij nuk ishte e realizueshme. Por vetëm pas 24 orësh, gjatë një kontrolli rutinë, burri nuk u gjet në banesën e tij. Kërkimet zgjatën më pak nga sa pritej: “i arratisuri” u shfaq me vullnetin e tij të lirë në kazermë. “Unë ika dhe ja ku jam për të futur serish brenda. Tani ju mund të më arrestoni.”

Përballë një refuzimi të ri nga agjentët, ai goditi njërin prej tyre, duke arritur në qëllimin e tij për t’u akuzuar për sulm dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe për këtë arsye u arrestua.

Para gjyqtarit hetues ai kërkoi falje për sulmin, duke pranuar se kishte ekzagjeruar me verën dhe nuk mbante mend asgjë për ngjarjet e një dite më parë. Ndërsa pritet të gjykohet në të ardhmen e afërt, koha që e ndan atë nga dënimi do ta kalojë në burg, siç shpresohej./shqiptari.net/