Tha jam kosovare, jo shqiptare/ Rita ora sqaron deklarartën: E thashë sepse..

7
0

Rita Ora nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj, madje e ka treguar gjithmonë me krenarinë më të madhe. Mirëpo ndryshe nga vajzat e tjera shqiptare që kanë famë ndërkombëtare, Rita Ora thote se eshte kosovare.

Madje dy vite më parë në rrjet u krijua një debat i madh kur këngëtarja shpërndau këngën e Dafinës dhe Taynës në Instastory teksa shkruante “Pse femrat kosovare janë kaq të papara?”.

E më në fund Rita ka sqaruar përdorimin e termave “shqiptare” dhe “kosovare”. Ajo ka qënë se fundmi e ftuar tek “Wired”, ku u është përgjigjur të gjitha pyetjeve më të klikuara për të në Google. Rita tha gjatë intervistës se personazhi i saj i preferuar është Jim Belushi sepse është kosovar dhe shtoi se krenohet shumë me figurat që vendi i saj ka nxjerrë.

“Ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm që vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë. Ai është një ikonë në Kosovë”.

Më pas ajo është ndalur të shpjegojë konceptet. “Po jam shqipare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra une kam thënë që shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë ”, ka thënë Rita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.