I riu shqiptar bashkon dy kartëmonedha 200 lekëshe, shokohet nga simbolet që i shfaqen në dritë

1172
0

Videot në TikTok për disa persona janë kthyer në një mënyrë argëtimi dhe eksperimentesh që aplikohen nga përdoruesit e këtij aplikacioni masivisht. Ndodh që duke parë një video në TikTok të lind dëshira të rikrijosh atë që je duke parë, për të vërtetuar nëse qëndron apo jo. Kështu ka vendosur të bëjë edhe një i ri shqiptar i cili i është drejtuar redaksisë tonë për të ndarë me të gjithë shqiptarët ‘eksperimentin’ që ka bërë duke marrë shtysë nga një video në TikTok.

Ai ka treguar se pasi ka parë një video në TikTok ku dy kartëmonedha angleze bashkoheshin te pjesa e tejdukshme dhe formoheshin disa figura, vendosi ta provonte edhe vetë. I riu ka marrë dy kartëmonedha 200 lekëshe dhe kur i bashkoi te pjesa e tejdukshme u formuan disa figura të ngjashme em simbolet e iluminatit, të cilat mund t’i shihni në fotot e mëposhtme.

Mesazhi i qytetarit:

joqalbania pershendetje pash nje vidjo ne tik-tok dike qe bashkonte dy kartmonedha angleze tek ajo pjesa e tejdukshme, dhe formoheshin disa figura te ndryshme dhe mora dy kartmonedha 200 lekshe nga kto leket e rinj dhe i bashkova tek pjesa e tejdukshme dhe ja rezultatet