Cifti i të moshuarve u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin, dalin detaje nga aksidenti ne Qafe Muzine

112
0

Çifti Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç,vinin për të kaluar pushimet në Sarandë, por nuk arritën të mbërrinin, pasi fugoni me të cilin udhëtonin, ra nga një urë rreth 7 metër. Ata janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri – tjetrin.

Nga aksidenti që ndodhi më 26 gusht në Qafë Muzinë ku humbën jetën 5 persona që udhëtonin me fugonin,mes tyre ishte edhe një çift të moshuarish. Çifti Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç, me origjinë nga Skrapari Drita dhe Fiqiri Korçari janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri – tjetrin. Ata lanë pas 2 djem dhe 1 vajzë, nipër dhe mbesa.

Drita dhe Fiqiri Korçari vinin për të kaluar pushimet në Sarandë, por nuk arritën të mbërrinin, pasi fugoni me të cilin udhëtonin, ra nga një urë rreth 7 metër. Përplasja rezultoi fatale edhe për shoferin e fugonit 51-vjeçar, Bardhi Prodo dhe një çift turistësh të huaj nga Ukraina, Tetjhana dhe Olesandr Fediaieva, 48 vjeç dhe 53 vjeç. E vetmja e mbijetuar e aksidentit ishte 25-vjeçarja nga Tirana, Greta Daberdini, e cila shkonte tek e motra që ishte me pushime në Sarandë.

Sipas policisë mjeti ‘Land Roveri’ që drejtohej nga 22-vjeçarja nga Tirana, Rexhina Çelhaka, u përplas me fugonin me pasagjerë, që përfundoi në greminë. Ndërsa sipas dëshmisë së vajzave italiane që udhëtonin si pasagjerë në mjetin “Land Rover” thanë se fugoni e mori kthesën gjerë dhe shoferja e fouristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.

Hetuesit ende po punojnë për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa në pranga ka përfunduar 22-vjeçarja për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Rruga në Qafë-Muzinë njihet si mjaft problematike për shkak të ngushtësisë së saj dhe mungesës së sinjalistikës.