Tërmet i fuqishem godet Kinën (Video)

264
0

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,3 është regjistruar këtë të premte në Kinë.

Lëvizjet sizmike me epiqendër në provincën Qinghai qenë mjaft të forta dhe deri më tani kanë humbur jetën 2 persona, ndëra janë plagosur të paktën 17 të tjerë.

Provinca Qinghai ndodhet në pjesën verilindore të pllajës së Tibetit, ku banojnë 2.6 milion qytetarë kinezë.

Mediat lokale publikuan video që tregonin llambat e tavanit që lëkundeshin dhe vazot që binin nga raftet, si dhe grupe njerëzish që vraponin për të dalë jashtë.

Kina goditet rregullisht nga tërmetet, veçanërisht në rajonet e saj malore perëndimore dhe jugperëndimore ku shtrihet Yunnan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.