Itali/ Heqja e maskave? Draghi habit me pergjigjen

1485
0

Do të duhet të presim edhe disa muaj para se t’i themi lamtumirë përdorimit të maskave në natyrë. Kryeministri Mario Draghi e bëri të qartë gjatë një fotoje me Ursula von der Leyen në fund të konferencës së përbashkët për shtyp pas Samitit Global të Shëndetit. “Jo akoma, akoma edhe disa muaj”, ai u përgjigj, në fakt, fotografëve që kërkuan që të dy të ulnin pajisjen mbrojtëse.