Tërmet 8.2 ballë, jepet alarmi për njerëzit: Rrezik cunami, shkoni në zonat me lartësi të madhe

1757
0

Pasi iu shkund toka nën këmbë disa zona të Alaskës dhe ShBA-së janë në alarm për shkak të një rreziku akoma më të madh; një cunam i mundshëm. Paralajmërimi për cunami u dha të martën në Bregun e Paqësorit që nga Uashingtoni deri në Alaska. Alarmi është dhënë pas një tërmeti të madh nëntokësor me magnitudë 8.2 ballë që goditi Gjirin e Alaskës. Zyrtarët në disa zona bregdetare u kërkuan njerëzve të largoheshin në zona më të sigurta.
Paralajmërimi i cunamit përfshin Alaskën, por edhe me shtetin e Kolumbias Britanike, Kanadanë dhe të gjithë bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara, shteteve të Uashingtonit, Oregonit dhe Kalifornisë.

Shërbimi Kombëtar i Motit dërgoi mesazhe në telefonat celularë në Alaskë: “Alert Emergjence. Rreziku i cunamit në bregdet. Shkoni në zona më lartësi ose lëvizni zona të brendshme të vendit.

“Bazuar në të gjitha të dhënat e disponueshme, një cunami mund të jetë krijuar nga ky tërmet që mund të jetë shkatërrues në zonat bregdetare që gjenden edhe larg nga epiqendra”, tha Qendra Paralajmëruese e Tsunamit në Paqësor.

Sipas mediave ndërkombëtarë lëkundja e regjistruar në Gjirin e Alaskës është lokalizuar 256 km në juglindje të Chiniak, një qytet i vogël në Ishullin Kodiak, në jug të gadishullit dhe në një thellësi prej 10 km, citohet të ketë deklaruar Instituti i Studimeve Gjeologjike.