Biznesmeni i njohur blen godinën e Hotel “Sheraton”

520
0

Pas largimit të papritur të kompanisë Sheraton, hoteli në Tiranë mbeti në pronësi të kompanisë M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.

Sheraton prishi kontratën me Al Kharafi, kur kuvajtianët ende nuk e kishin gjetur blerësin e godinës. Ikja e kompanisë së njohur nga Shqipëria duket se ka që oferta të arrijë tek çmimi i volitshëm për shitjen e hotelit.

Lapsi.al shkruan se ka qenë Shefqet Kastrati që ka blerë Hotel Sheratonin nga kuvajtjanët për një shumë prej 30 milion eurosh.

Kastrati është një nga biznesmenët që qëndron rregullisht në majat e renditjes së njerëzve më të pasur në Shqipëri. Ai njihet kryesisht për biznesin e hidrokarbureve, të makinave, të sigurimit etj, të gjitha nën kompaninë mëmë Kastrati Group http://www.albeu.com/ekonomi/biznesmeni-i-njohur-blen-godinen-e-hotel-sheraton/367689/