Arrestohen 2 shqiptarë në Gjermani, e habitshme çfarë kishin vjedhur

699
0

Policia gjermane, ka arrestuar dy shtetas shqiptarë (25 dhe 26-vjeçar) dhe një maqedonas 28-vjeçar, të dyshuar për plaçkitje të artikujve ushqimorë për fëmijë. Hetimet i ka ndërmarrë policia gjermane, shërbimi për krime.

Një detektiv përgjegjës i një zinxhiri të barnatoreve në Hamburg, ka vëzhguar se si tre persona kanë vjedhur në tre farmaci të ndryshme. Me këtë rast, ai ka informuar policinë, duke siguruar daljen nga barnatorja.

Gjatë përpjekjes për të dalë nga barnatorja me çanta të mbushura me mall të vjedhur, oficerët e policisë ndërhyjnë dhe i arrestojnë, shkruajnë mediat gjermane, shkruan INA. Nëpër çanta janë gjetur pluhur qumështi në një vlerë prej rreth 390 eurosh, të cilat i janë kthyer pronarit. Sa i përket vjedhjeve paraprake, bëhet fjalë gjithashtu për pluhur qumështi, ka pohuar detektivi që i ka vëzhguar.

Gjatë kontrollit që i është bërë shqiptarit 25-vjeçar, tek ai është gjetur një thikë xhepi e cila i është konfiskuar. Që të tre të arrestuarit dyshohet se kanë qëndruar ilegalisht në Gjermani. Hetimet janë në rrjedhë e sipër deri në ndriçimin e plotë të rastit, pasi dyshohet se ata mund të kenë kryer edhe vepra të tjera penale