‘Tentakulat’ e Soros në arsim/ Godet sërish Taulant Muka, nxjerr zbuluar politikanët e rëndësishëm

743
0

‘Në nivelet më të larta drejtuese të shtetit janë vendosur persona që janë mbështetur me bursë nga fondacioni Soros’. Kështu është shprehur Taulant Muka gjatë bisedës në studion e Fax Neës.

Sipas Mukës, emra si Elisa Spiropali, Gent Ibrahimi, apo kreu i ASKAL, janë katapultuar në institucione mjaft të rëndësishme, pavarësisht se ata kanë përfunduar studime në universitete të paakredituara, dhe mjaft të kushtueshme.

“Soros ka dhënë bursa për politikanët në vendin tonë, konkretisht Erion Veliaj, që ka publikuar dy diploma që nuk kanë as elementët më minimalë të sigurisë, përveç tij është dhe zonja Spiropali, që po ashtu është pjesë e qeverisë dhe ka përfunduar studimet në një Universitet të paakredituar dhe mjaft të kushtueshëm në Kanada. Derimë sot Universiteti i Utrecht nuk më ka konfirmuar nëse degët që ka përfunduar Veliaj janë akredituar apo jo, dhe nuk kam marrë ende një përgjigje”, u shpreh Muka.

Sipas tij, personat e mbështetur nga Soros marrin prioritet për tu punësuar në nivelet më të larta drejtuese, pavarësisht formimit  të tyre, që jo në pak raste lë për të dëshiruar.

“Është e rëndësishme që të themi që ‘’kemi mbaruar jashtë”, po të dimë rankimin e këtyre universiteteve, që janë pothuajse në të njëjtin nivel me universitetet në Shqipëri. I vetmi ndryshim është që këta gjejnë më lehtë punë.

Një tjetër rast që dua të shtoj është ai i ministres së arsimit Besa Shahini, që në momentin që ajo është arsimuar në Gjermani, programet e këtij Universiteti privat janë të paakredituara. Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi, që sot është kreu i KLP-së po ashtu është diplomuar në nivelin master në vitin 192-93 në SHBA, programet e të cilit nuk kanë qenë të dekretuara në atë kohë, pasi vetë Univeristeti nuk ishte akredituar.

Drejtori i ri i ASKAL, Gjevori ka mbaruar në Miçigan, një prej universiteteve që është rankuar në vendin e 800 në Amerikë, ndërsa në botë mund të jetë dhe më keq se Universiteti i Tiranës, ndërkohë që tarifa për regjistrim është 22 mijë dollarë”, tha ai.