“Temperatura deri në 43 gradë”, del parashikimi i Motit për javën në vijim, cfara na pret 5 ditët e javës (Tabela)

Sipas parashikimit të motit nga SHMU, për javën që presim, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.

Përjashtim bën dita Martë ku moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në jug të territorit. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (pika) e lokal në qendër ndërsa në juglindje kryesisht në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-13 m/sek, valëzimi në dete 1-3 ballë.

- Advertisement -

Del parashikimi i Motit për 5 ditët në vijim, ja cfarë na pret sipas SHMU (Tabela)

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në...

Ndryshon Moti, ja kur rikthehet shiu dhe dëbora. Parashikimi për 5 ditët e ardhshme..

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN si do të jenë kushtet e motit gjatë 5 ditëve në vijim. Porja tha...

Ndryshon Moti, acar dhe reshje shiu, ja çfarë pritet në Fundjavë..

Ditën e Shtunë do të vijojmë të kemi paqëndrueshmëri me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët lokale, ndërsa në very...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.