Temperatura deri në 39 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot: Herë pas here priten..

246
0

Këtë të diel territori i Shqipërisë do të përfshihet nga moti nxehtë dhe i kthjellët. Sipas MeteoAlb, temperaturat priten të shkojnë deri në 38-39 gradë Celsius në qarkun e Beratit.

Shqipëri – Depërtimi i masave ajrore nga Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të nxehtë, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 38-39 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova – Do të depërtojnë më thellë masat ajrore Afrikane në republikën e Kosovës, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovën ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 14°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 34°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.