Të pish ujë nga lumi i Lanës, Urim Vata habit me mrekullinë e sistemit të filtrimit

152
0

“Histori Shqiptare”, në Tv Klan këtë të diel na ka njohur me kompaninë e  filtrimit të ujit “Water Boutique”. Kjo kompani e krijuar nga dy vëllezërit Vata ka sjellë sjellë sistemet e filtrimit të ujit të cilat shumë shpejtë janë marrë nga restorante të ndryshme, por edhe nga qytetarë të cilët i kanë përdorur në shtëpitë e tyre.  Të nisur nga eksperienca e tyre personale, dy vëllezërit menduan ta kthenin në biznes filtrimin e ujit, duke u kujdesur që të japin përgjigje për çdo problem lidhur me të.

Filtrimi i ujit, duket se bën mrekulli edhe atje ku nuk e mendon. Alma Çupi ishte në kompaninë e “Water Boutique”, ku në vend  të  qerasjeve të zakonshme u mirëprit me një gotë  ujë, të pastër e të shëndetshëm.  Urim Vata i ka thënë se do i tregonte se ku e kishin marrë këtë ujë kaq të pastër dhe së bashku u nisën për burimin, i cili ishte lumi i famshëm i Lanës.

Alma Çupi: Mendova se Urimi do na çonte shumë larg nga Tirana, por në fakt jemi te lumi më i famshëm i Lanës. Duhet ta  dini që  Lana është një lum me një burim qelibar, por që ndotet përgjatë rrugës  dhe ne  këtu për herë të parë do kemi një rast ekskluziv për të kuptuar fuqinë e filtrave të ujit.

Urim Vata, CEO i Water BoutiqueTani do shikojmë se çfarë cilësie ka “Blue Filtri” pra do arrijmë të kthejmë këtë ujë kaq të ndotur në ujë ideal për të pirë. Ky është sistemi familjar që montohet poshtë kuzhinës për ujë të pijshëm, i kemi bërë një modifikim për arsye transporti, për ta lëvizur, ujin e kemi marrë direkt nga Lana nëpërmjet pompës.

Urim Vata ka treguar se si mbeturinat e ujit të Lanës, filtrohen dhe se si uji nga i ndotur kthehet në të pastër e i pijshëm.

Urim Vata, CEO i Water BoutiqueAty janë mbeturinat e para që mban aparatura, kalon në të gjitha fazat e trajtimit, të dezinfektimit, ku arrin të eleminojë ky sistem molekular çdo ndotje që ka uji i Lanës, qoftë edhe ndotjet radioaktive ajo arrin t’i eliminojë dhe normalisht do nxjerri ujin e pastër për pak minuta.

Alma Çupi: Sa minuta do duhet të presim?

Urim Vata, CEO i Water BoutiquePër dy-tre minuta.

Alma Çupi: Për dy tre minuta, ujin e Lanës do e kthejmë në super ujë. 

Urim Vata, themeluesi i kompanisë “Water Boutique” ka treguar se si uji i ndotur kthehet në të pijshëm me anë të sistemit të filtrimit, e  pasi bëri provën krahasoi dy gota me ujë nga ai i Lanës, si dhe e provoi vetë atë, duke na treguar se sistemi i filtrimit të ujit bën mrekulli edhe aty ku nuk mendohet