Ky 32-vjeçar fiton 38 mijë dollarë me gjysmë ore punë në ditë

112
0

JP Mancini gjithmonë kërkonte luksin dhe pasurinë, por besonte se ishte e vështirë për t’u bërë i pasur. Janarin e kaluar, ai vendosi të jepte me qira jahtin e tij 11 metra të gjatë, i cili ishte ankoruar në Key West, Florida. Kur ngarkoi varkën e tij në një platformë të marrjes me qira të varkave të quajtur Boatsetter, ai siguroi 11 prenotime në një muaj dhe muajin pasardhës rezervimet u dyfishuan.

Duke e ndjerë si një mundësi, 32-vjeçari filloi të reklamonte varkën e tij në platforma të tjera të marrjes me qira të varkave si Get my Boat dhe më pas bleu një varkë të dytë më të vogël në Hampton, Virxhinia ku ai banon. Sot, dy varkat e Mancinit sjellin 38,000 dollarë në muaj të ardhura.

Sipas Mancinit, kjo punë kërkon vetëm gjysmë ore në ditë punë, e cila ka të bëjë me menaxhimin e rezervimeve dhe kontrollin e mirëmbajtjes së anijeve, por që bëhet nga kapitenët që paguhen nga qiramarrësit e anijeve.

Vitin e kaluar, të ardhurat neto të Mancinit nga ky punësim ishin 190,000 dollarë, rreth 100,000 dollarë më shumë se sa fitoi në kulmin e karrierës së tij si shitës me kohë të plotë. Në vend që të përdorte paratë për të shlyer 550,000 dollarë kredi, ai investoi në blerjen e anijeve të reja. Mancini synon t’i kanalizojë paratë e tij, përveç blerjes së varkave, në pasuri të paluajtshme.