“Të kishin bërë foto Ermal me Landin duke u puthur” Publikohet kamera e fshehte e Rezarta Shkurtës

823
0

Rezarta Shkurta u bë pjesë e një kamere të fshehtë të organizuar nga emisioni ‘Thumb On’, i televizionit Ora.

Në këtë situate u krijua loja që Rezarta të mendojë se bashkëshorti i saj Ermal Hoxha është fotografuar me një femër tjetër dhe gazetari do të publikoj fotot.

Ka qënë vetë këngëtarja që ka postuar videon në Insatgram, ku dëgjohet teksa merr burrin në telefon dhe i kërkon llogari:

“Për sa mund të vish se dua të flasim çik. Hajde se po të pres” “Ku ishe pardje ti?

Ishe me Landin apo me Landën”. Të kishin bërë foto. Ermal Hoxha s’je në rregull më duket. Të ka fluturuar tepeleku.

Pra ti po shqetësohesh që të ruaj unë imazhin ***”, dëgjohet të thotë Rezarta me tone të larta.

Kur mësoi se ishte kamera e fshehtë, vendosi të thotë dy fjalë në profilin e saj në Instagram për moderatoret Aulona dhe Fatma, dhe për bashkëshortin e saj.

“Eh ç’ma more kalanë nga brenda more Ermal Hoxha! Ta mbash mend”– i drejtohet ajo bashkëshortit, ndërsa ai nuk ka vonuar t’i komentojë duke i thënë fjalët e ëmbla: “I’m a lucky man (Jam një burrë me fat)”. “Të dua çdo sekondë edhe më shumë”- ia ka kthyer këngëtarja bashkëshortit të saj.