Gjeti një biçikletë në koshat e mbeturinave, drejtësia dënon lypësin për vjedhje

685
0

Agim Reka është një i pastrehë që e siguron bukën e gojës duke gërmuar në koshat e plehrave u arestua si hajdut i një biçiklete.

Gjatë gjykimit Agimit iu afrua avokat nga shteti, ndërsa ai këmbëngulte se nuk kishte vjedhur asgjë, por kishte marrë çfarë gjeti në koshin e plehrave.

Drejtësia e shpalli të fajshëm për vjedhje , një vepër për të cilën ai ende nuk e pranon.

Sipas Top Channel, këtë të hënë itinerari i tij ishte nga koshat e plehrave, në drejtorinë e shërbimit të provës, ku Agim Reka duhet të paraqitet dhe të firmosë, si një nga format e drejtësisë që po përpiqet ta edukojë me shërbim prove.

Por i ngjashëm është edhe rasti i një pensionisteje me inicialet F. Hyseni e shpallur fajtore pasi u kap duke vjedhur në një supermarket ushqime, dy çokollata, një sallam dhe një pako gjalp.

Vlera e tyre arrin në totalin e 330 lekë të reja.

Gruaja u dënua gjithashtu me shërbim prove.