Të gjithë tё afёrmit e Trump-it, e dinë se ai është idiot..

1911
0

Njё nga anekdotat mё shqetёsuese, nё librin mё tё ri tё Michael Wolff pёr Shtёpinё e Bardhё tё Donald Trumpit, “Zjarr dhe Furi”, ka lidhje me pushimin nga puna tё James Comey, ish-drejtor Ii FBI-sё.

Nuk janё thjesht motivet e Trumpit tё frikshme; Wolff raporton se Ivanka Trump dhe Jared Kushner “u shqetёsuan shumё” dhe “u tёrbuan” pёr atё qё Comey mund tё zbulonte nёse hetonte pasuritё e familjes sё tyre; cka ёshtё inkriminuese por e pritshme.

“Pothuajse gjatё gjithё ditёs, askush nuk e dinte qё ai kishte vendosur t’i merrte gjёrat vetё nё dorё, “ shkruan Wolff. “Nё regjistrat presidencialё, pushimi i drejtorit tё FBI-sё mund tё jetё njё nga veprimet mё tё rёndёsishme tё bёrё nga njё president duke vepruar krejt i vetёm.” Tani imagjinoni nёse Trump zbaton tё njejtёn logjikё me bombardimin e Koresё sё Veriut.

Libri kritik i Wolff del tё premten – data e publikimit u shpejtua mes njё furie mediatike – por unё munda tё marr njё kopje mё herёt. Ёshtё njё punё e rёndёsishme duke shkaktuar pёrcarje mes presidentit dhe ish-shefit strategjik tё tij Steve Bannon, i cili i tha Wolff se takimi qё Donald Trump Junior organizoi me Rusёt me shpresёn pёr tё hedhur baltё mbi Hillary Clinton ёshtё “tradhёtar” dhe “jo-patriotik”. Tё enjten, avokatёt e presidentit i dёrguan njё letёr-pushimi botuesit tё Wolff-it, Henry Holt, duke kёrkuar qё tё ndalonte publikimin, duke thёnё midis tё tjerash se kёto ishin shpifje dhe cёnim i privatёsisё.

Nё libёr ka shumё fakte mahnitёse. Mёsuam se administrata ka antipati tё vecantё pёr atё qё ata e quajnё “ gratё nё DOJ” ose gratё qё punojnё nё Departamentin e Drejtёsisё. Wolff shkruan se pas tubimit tё supremacistёve tё bardhё nё Charlottesville, Virginia, Trumpi u mundua tё justifikonte “ pёrse dikush mund tё bёhej pjesёtar I KKK.” Libri tregon se pas trazirave politike në Arabinё Saudite, Trumpi u mburr se ai dhe Kushner kishin sajuar njё puc: “ Kemi vёnё njeriun tonё nё krye!”

Por mbi tё gjitha, libri konfirmon atё qё tashmё e dijnё tё gjithё – jo vetёm qё Trumpi ёshtё totalisht i papёrshtatshёm si president, por se këtё gjë e dine të gjithё ata që e rrethojnë. Njё prej linjave tё “Zjarr dhe Furi” ёshtё se si tё afёrmit, oportunistёt dhe zyrtarёt mundohen tё manipulojnё presidentin dhe se sa shpesh dёshtojnё. Siç shkruan Wolff, në njё ese pёr Hollywood Reporter, vitet e fundit, njerёzit afёr Trump, “ tё gjithё – 100% – besonin se ai ishte i papёrshtatshёm pёr punёn e tij .”

Sipas Wolff, Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin dhe Reince Priebus, ish-shefi i kabinetit, e kanё quajtur Trumpin “idiot”. Gjithashtu edhe pronari I Fox News Rupert Murdoch. Kёshilltari ekonomik i Trumpit, Gray Cohn, e krahason inteligjencёn e shefit tё tij me jashtёqitjen. Kёshilltari pёr sigurinё e brёndshme, H.R. Mc Master, mendon se ai ёshtё “ i trashё” dhe thuhet se sekretari i shtetit Rex Tillerson e ka qujatur Trumpin “gomar”, gjё tё cilёn nuk e ka mohuar.

Dhe pёrsёri kёta persona vazhdojnё tё mbёshtesin dhe mbrojnё kёtё presidencё tё sёmurё. Wolff pёrpiqet tё kuptojё disa prej motiveve tё tyre. Ivanka Trump duket se ka ushqyer ёndrrёn e saj pёr tё ndjekur babain nё presidencё. Tё tjerёt, shkruan Wolff, i kanё thёnё vetes se mund tё mbronin Amerikёn nga njё president tё cilit nё fakt i shёrbejnё: Rrёmuja qё mund tё dёmtojё seriozisht vendin dhe pёr rrjedhojё emrin tёnd, mund tё anashkalohet nёse ti shihesh si personi qё me profesionalizёm i bёn ballё problemit.

Ky ёshtё njё delir I krahasueshёm me pretendimin e Trump se pёrgjimet nga “Access Hollywood” janё tё falsifikuara. Disa prej atyre qё punojnё pёr ushtrinё pёr tё zbutur qёndrimin Amerikan nё politikёn e jashtme nё mes tё egёrsisё sё Trump, mund tё jenё duke bёrё dicka tё mirё nё heshtje, duke rrezikuar reputacionin e tyre pёr tё mirёn ё tё gjithёve. Por shumica e pjesёtarёve tё fushatёs dhe administratёs Trump janё thjesht tradhёtarё. Ata janё tё gatshёm tё rrezikojnё gjithё jetёt tona dhe fёmijёve tanё duke fshehur nga publiku ato qё dijnё pёr budallain qё mburret nё Twitter pёr madhesinё e “butonit bёrthamor”.

Ndoshta, pёr momentin, njerёzit nё orbitёn e Trump-it ndihen tё kёnaqur sepse viti ka kaluar pa ndonjё katastrofё epike nёse nuk llogarisni 1000 tё vdekur nё Puerto Rico. Ёshtё njё shaka e vjetёr qё pёrshkruan pikёn ku jemi tani: Njё djalё bie nga njё ndёrtesё 50-katёshe. Ndёrsa kalon nё katin e 25-tё dikush e pyet “Si po shkon?” “Deri tani, mirё!” thotё ai.

Herёt a vonё do tё biem poshtё. Sipas raportimeve tё Wolff, Trump nuk ka asnjё funksion ekzekutiv, asnjё aftёsi pёr tё procesuar informacione apo pёr tё llogaritur pasoja. Tё presёsh qё ai tё veprojё nё interes tё vendit ёshtё si t’i kёrkosh maces tё lajё enёt. Ata qё e ndihmuan tё arrinte deri kёtu nuk kanё asnjё justifikim.