I copëtuan trupin në ullishte, zbulohet identiteti i dy shqiptarëve ne Itali që masakruan gruan

899
0

Një ngjarje e rëndë në Itali ka përfshirë dy shqiptarë të cilët kanë masakruar trupin e nje shtetasje marokene dhe më pas e kanë hedhur në një ullishte.

Dy shtetasit shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane dhe përkatësisht janë Agim Ajdinaj dhe nipi i tij Lisand Ruzhdija.
Mediat italiane raportojnë se trupi i 46-vjeçares është gjetur që në 30 dhjetor.

Dy shqiptarët u arrestuan sot nga Policia italiane pas hetimeve për vrasjen e Kadjia Bencheikh, gruaja 46-vjeçare marokene e cila u gjet e copëtuar, e trupi i ishte hedhur në një ullishtë në Valeggio sul Mincio (Verona) mbrëmjen e 30 Dhjetorit.

Mediat italiane, duke iu referuar hetimeve, shkruajnë se Giovanni Pietro Pascucci që kryeson hetimet ka lëshuar urdhër arresti për dy shqiptarë. Një është Adinay, 51-vjecari, me të cilën viktima jetonte prej një viti, ndërkohë që tjetri është nipi 27 vjecar i tij, i cili e ndihmoi në krim.

Të dy tashmë janë përballuar me akuzën e vrasjes dhe zhdukjes së kufomës. Gruaja 46-vjecare e gjetur e copëtuar jetonte në Itali prej 20 vitesh.