“The Times”: Si kriminelët shqiptarë e kthyen Shqipërinë në një vend prodhues kanabisi

672
0

E tabloidi britanik “The Times” është media ndërkombëtare e radhës që i ka kushtuar një shkrim kanalizimit të Shqipërisë. Në një artikull të saj të titulluar: “Si kriminelët shqiptarë e kthyen Shqipërinë në një vend prodhues kanabisi”.

Në shkrim ajo flet për Moisi Habilajn dhe bandën e tij që u arrestuan në vjeshtë nga policia për trafikim të armëve dhe mbi 3.5 ton kanabis në Siçili, një biznes me vlerë prej 20 milionë eurosh në vit.

“Po të kisha një Kallashnikov, do t’i kisha shtrirë, vrarë të gjithë.. Bam, bam bam”, dëgjohet të ketë thënë Moisi Habilaj në një përgjim që posedohet nga drejtësia Italiane.

Po ashtu The Times shkruan që edhe pas arrestimit të tyre, fluksi i drogës nuk është ndalur nga përtej Adriatikut. Po ashtu në Britaninë e Madhe kreu i një bande, Klodjan Çopja dhe 41 të tjerë u arrestuan me 60 milionë paund lëndë narkotike.

“Kjo gjë ka shtyrë policët të dalin në një raport se trafikantët shqipatarë rezultojnë të kënë zaptuar një pjesë të madhe të territorit. Me lidhje të drejtpërdrejta me furnizuesit kolumbian, gangsterët shqiptarë po fuqizohen gjithnjë e më shumë që prej daljes kaotike të vendit nga regjimi komunist”, shkruan “The Times”.

Më tej shkruan se shqiptarët kanë fituar reputacion për besueshmëri, si në Lazarat. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë atje, ka pasur shumë pak arrestime të bosëve të drogës, të cilët e kthyen vëmendjen. Makinat e tyre luksoze vazhdojnë të popullojnë rrugët e Tiranës.