Të doli borxhit “Doni”…/ Artan Hoxha zbulon se kush e ka radhën pas Adriatik Llallës: Burgu për burrat është

228
0

Artan Hoxha ka ironizuar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, pas dënimit të këtij të fundit me 2 vjet burg.

Përmes një postimi në Facebook, gazetari investigativ shkruan se ambasadori amerikan, Donald Lu i kishte dalë borxhit, por ish-kryeprokurori besonte se ishte i paprekshëm.

Gazetari bën edhe një parashikim, se kush mund të jetë “peshku i madh” i radhës që do të dënohet.

Ai shton se pas Llallës, tashmë dikush tjetër që është shpallur ‘non grata’ si ai, pret urdhër-arrestin.

Statusi i plotë:

Të doli borxhit “Doni”…(emri i shkurtuar me të cilin Llalla e etiketonte në publik ambasadorin amerikan Donald Lu)….Po ti, nuk dëgjoje nga ai vesh. Sepse ATA, miqtë e tu, që të kishin vënë aty, të fërkonin krahet, duke të thënë:”Jepi Tiku, sa të jemi ne pas teje, ty nuk të gjen gjë”.

Por ATA, miqtë tu, që ti bëjë be e rrufe, se nuk do i arrestoje kurrë, tashme nuk të ndihmojnë dot. U ka marrë ferra uratën dhe janë në liste pritje. Dikush që është shpallur “non grata” si ty, pret urdhër-arrestin si Pinoçeti. Ndërsa dikush tjeter, pret ti sjellin statusin “non grata” sapo të dorëzojë detyrën…

E nise dhe e mbarove mandatin me batuten: “Do bëj arrestime në shtator”….Në fakt të vetmet arrestime, që munde të besh në shtator, janë: 1)- unë dhe celularët e mi, që më moret live nga studio e OPINION me 15 shtator 2016 (në fakt 2 celularet nuk mi keni kthyer edhe pse kanë kaluar me shumë se 5 vite). 2)- dhe veten tënde, me vendim arresti të formes se prerë, me 22 shtator 2021…Bëhu i fortë Tiku. Në fund të fundit, populli ynë thotë: “Burgu, është për burrat”…