Itali/ “Taksi Falas” per keto kategori! Sherbimi i ri i transportit 24 ore falas ne Milano

Prej disa kohësh Milano ka ndërmarrë një iniciativë që konsiston në Taksi Falas për shtresat vulnerabël. “Taksitë Solidare” është një projekt që mundëson transport falas. Në këtë fazë të parë eksperimentale, përfitojnë të moshuarit mbi 80 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, të mitur, qytetarë me vështirësi serioze socio – ekonomike, si dhe vullnetarë të rrjetit “Milano Aiuta”, që mundëson këtë nismë.

Shërbimi do të jetë aktiv çdo ditë, 24 orë, derisa të gjitha fondet e disponueshme të shterojnë dhe në çdo rast për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh, pra deri më 1 shtator. Pas kësaj periudhe kohore, do të konsiderohet nëse do të shtrihet shërbimi në kategori të tjera, për shembull për personelin mjekësor, apo për shoqërimin e qytetarëve në qendrat e vaksinimit.

Projekti mundësohet nga Fondacioni Europian “Guido Venosta”, i cili ka vënë në dispozicion një buxhet prej 1 milionë eurosh, që mbulon të gjithë koston e udhëtimeve.

Burimi origjinal: Positizie.it

Përshtati në shqip: SCAN

- Advertisement -

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë...

Nuk pranuan lidhjen e vajzës së tyre me një vajzë, arrestohen 2 prindërit në Itali

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.