Karantinë 2 javore për ata qe udhetojne nga Shqipëria drejt Greqise, ja kush përjashtohet

2673
0

Qeveria greqise njoftoi sot shtyrjen e masave kufizuese me vendin tone nga 3 maji deri më date 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh për ata shtetas që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve.

Sipas njoftimit në gazetën qeveritare greke mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që lejohen të hyjnë në ditë në Greqi nga Kakavia (400 persona), ndërkohë që pikat e tjera kufitare me Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Gati një javë më parë edhe Shqipëria vendosi karantinën 14 ditore për të gjithë shtetasit që hynin nga Greqia në Shqipëri, madje dhe nga Maqedonia e Veriut.