Skip to content

Sulmi ndaj TCh, shoqërohet në polici ish-dhëndri i rojes Pal Kola, u kap dje në Vlorë me..

  • by

Njëri nga dy personat e shoqëruar nga policia ditën e djeshme në kuadër të hetimeve për vrasjen e rojes së Top Channel është dhe ish-dhëndri i viktimës.

Sipas Klan News është shoqëruar Roberto Papçi. Ky i fundit, i pyetur nga hetuesit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

Bashkë me të i shoqëruar është edhe shoku i tij A.Tonaj. Të dy kanë mohuar përfshirjen në ngjarjen e rëndë të një dite më parë.

Të dy u ndaluan dje në Vlorë dhe më pas u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme u qëllua me breshëri kallashnikovi godina e Top Channel dhe si pasojëe mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.