Del foto, ky është roja që u vra në Top Channel, babai i 3 fëmijëve për pak ditë mbushte 61 vjeç

94
0

Ky eshte 60 vjecari Pal Kola, i cili humbi jeten mbrëmjen e djeshme kur godina e Top Channel u sulmua me breshëri kallashnikovi. Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë 60-vjeçarin i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira.

Fotoja e tij u bë publike nga gazetari i njohur Artan Hoxha, i cili shkruan se për 24 ditë, Kola do mbushte 61-vjeç.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS:

Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç… I punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare, me vlere disa dhjetera milione euro… Populli thote:”Peri keputet aty ku eshte me i holle”.. Por jo kaq i holle dreqi ta haje…

Kur degjoj presidentin, kryeministrin, kryetaren e kuvendit, ministrin e brendshem, deputetet e mazhorances, te cilet ne vend te shkundin shtetin per te kapur dhe ndeshkuar vrasesit, “denojne” barbarine e mesnates, qe i mori jeten nje shqiptari, krejtesisht te pafajshem, te varfer, te keqpaguar, me vijne ndermend vetem vargjet e Migjenit: “O, si nuk kam një grusht te fuqishem! Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem… E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.”

Çfarë ndodhi?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.