Ndodh e papritura në aeroportin e Rinasit, kaos dhe radhë të gjata, shumë udhëtarë kanë humbur avionin per shkak..

72
0

Aeroporti i nderkombetar i Rinasit ka nisur funksionin mes kaosit në këtë mëngjes. Raportohet se sistemi i kontrollit automatik të pasaportave ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar kaos për pasagjerët dhe radhë të mëdha pritjeje. Shumë prej udhëtarëve kanë humbur avionin.

Sistemi i ri i kontrollit në aeroportin “Nënë Tereza” u instalua në korrik të vitit të shkuar për të lehtësuar kalimin dhe radhët e gjata, por prej shumë orësh është shndërruar në një shkak për kaos në aeroport dhe pasoja për udhëtarët.

Mësohet se sistemi ka rënë totalisht që nga mbrëmja e djeshme. Si pasojë, janë krijuar radhë të mëdha të qytetarëve, të cilët janë të detyruar të kryejnë kontrollin manual të pasaportave, në kabinat përkatëse, ku janë të pozicionuar oficerët e Kufirit në Rinas.

Ndërkohë, për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga TIA në lidhje me këtë problem me pasoja për udhëtarët. Sistemi i kontrollit automatik të pasaportave funksionon për mbajtësit e pasaportës shqiptare, qytetarët e BE-së, SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.