Sulmet ruse në Ukrainë, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund te vitit, gati te..

Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pasojave nga agresioni rus mbi Ukrainën. Kjo gjendje pritet të zgjasë deri më 31 Dhjetor 2022 sipas një dekreti të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Në detaje, dekreti merr në konsideratë mundësinë e një fluksi prej 250 mijë refugjatësh që mund të vijnë nga Ukraina drejt Italisë. Në të është parashikuar edhe dërgimi i ushtarëve dhe automjeteve ushtarake në frontin lindor të NATO-s, por edhe fonde për ndihmën humanitare për Ukrainën.

Kreyministri italian Mario Draghi bëri të ditur se do të ketë sanksione të tjera kundër Rusisë. Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane tha se dëshironte të rriste presionin mbi Bankën Qendrore ruse.

“Italia është gati për sanksione të tjera, nëse ato do të jenë të nevojshme. Në veçanti, unë kam propozuar që të merren masa që synojnë oligarkët. Ideja është krijimi i një regjistri publik ndërkombëtar të atyre me pasuri mbi 10 milionë Euro. Propozova gjithashtu që të intensifikohet më tej presioni ndaj Bankës Qendrore ruse dhe t’i kërkoj Bankës Ndërkombëtare të Shlyerjeve,e cila është me seli në Zvicër, të marrë pjesë në sanksione”.

Draghi dënoi gjithashtu kërcënimet ruse në lidhje me armët e saj bërthamore.

“Kërcënimet e bëra nga Rusia ku  thotë se kushdo që guxon të pengojë pushtimin e Ukrainës do të paguajë me ‘pasoja që nuk janë parë kurrë në histori’, dhe shantazhi ekstrem i përdorimit të armëve bërthamore, kërkon një reagim të  shpejtë dhe të bashkuar”.

Draghi tha se është jetike që Europa të mos lejojë  që agresioni rus të fitojë. Ai nënvizoi se Bashkimi Europian duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen pasi sulmi rus është një pikë kthese në historinë europiane.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.