Ukraine/ Dita e 7 e luftes, raketat ruse kundër Kievit dhe qyteteve të tjera, sot raundi i dytë i bisedimeve në Bjellorusi, ja cfare pritet

196
0

Forcat e Armatosura Ruse kanë intensifikuar sulmet në zonat e banuara pasi ka arritur dita e shtatë e konfliktit në Ukrainë.

Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në vend, një kompleks banesash u godit (pas sulmit në selinë e administratës rajonale). Bomba edhe në një pallat në Zhytomyr: të paktën dy të vik tima.

Në Kiev, shumë lagje vazhdojnë të jenë nën zjarr, pasi kulla televizive u godit, duke shkaktuar të paktën 5 vik tima . Ndërkohë që pritet raundi i dytë i bisedimeve për të kërkuar armëpushim, Biden sulmon Putinin: “Ai është një diktator, duhet të paguajë ose do të krijojë më shumë kaos. Ai mendoi se po ndante Perëndimin dhe NATO-n, por e kishte gabim”.

Media: raundi i dytë i bisedimeve në Bjellorusi

Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Moskës për të arritur një armëpushim, i planifikuar për sot, duhet të mbahet në Bjellorusi: këtë e tregojnë informacionet e marra nga TASS. Pas takimit të parë që u zhvillua të hënën në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, ky duhet të zhvillohet në zonën perëndimore të pyllit Bialowieza: “Megjithatë, ende nuk ka siguri për ngjarjen”, nënvizon agjencia ruse e lajmeve. Dje mediat ruse raportuan se do të mbahej në kufirin midis Ukrainës dhe Polonisë.

Biden: Putini e llogariti gabimisht, liria triumfon mbi tiraninë

“Liria gjithmonë do të triumfojë mbi tiraninë”. Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden duke hapur fjalimin e tij të parë mbi Gjendjen e Bashkimit. Vladimir Putin “ka llogaritur gabim”: ai mendoi se do të pushtonte Ukrainën pa probleme, por në vend të kësaj e gjeti veten “përballë një muri që nuk e priste, atë të ukrainasve”.