Ministri ukrainas zbulon ku eshte favorite Ukraina dhe ku po dominon Rusia. Ja per cfare kemi nevoje urgjente nga SHBA, NATO dhe BE

8
0

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i tha të martën CNN se forcat ajrore të vendit po synojnë kolonat ushtarake ruse të drejtuara drejt qyteteve ukrainase.

“Ne po përdorim forcat tona ajrore për të shkatërruar kolonat e drejtuara drejt qyteteve tona,” tha ai në një intervistë televizive transmetons shqiptari.net.

Kur u pyet për çfarë ndihme të mëtejshme ka nevojë Ukraina nga SHBA-ja dhe NATO-ja, Kuleba u përgjigj “forca ajrore dhe mbrojtja kundër raketave dhe armë”.

“Problemi është se Rusia dominon në qiell. Pilotët tanë po luftojnë ashpër kundër tyre, por kemi edhe humbje. Pra, rusët përdorin avionët e tyre luftarakë dhe bombarduesit për të sulmuar qytetet tona dhe ne duhet t'i kundërvihemi këtij kër cënimi. Këto janë dy kërkesat më urgjente që kemi bërë te partnerët tanë”, tha ai.

“Ne po luftojmë në ajër, por fizikisht Rusia ka më shumë avionë për të vendosur në Ukrainë sesa ne. Pra, kjo është arsyeja pse ne vendosëm një theks të tillë në mbrojtjen ajrore dhe forcën ajrore, si dhe mbrojtjen nga raketat, “i tha ai Amanpour, duke shtuar “ne kemi nevojë për mbrojtje më të mirë nga qielli”.

Kuleba tha se ai nuk mund të flasë në mënyrë specifike nëse forcat ajrore të Ukrainës po godasin gjithashtu autokolonën ruse 40 milje rreth Kievit./shqiptari.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.