Stuhia “Leandros” godet Ballkanin, paralajmerimi i sinoptikaneve: Pritet qe te zgjase deri..

776
0

Nga Selaniku në ishullin e Kretës, Greqia është përfshirë nga një mot i keq, kryesisht e ndikuar nga stuhia polare Leandros. Në disa rrugë kombëtare policia ka pezulluar qarkullimin për shkak të trashësisë së dëborës, ndërsa në të tjera kërkon zinxhirët. Bora mbuloi gjithashtu Parisin, Brukseli dhe disa rajone të Gjermanisë Jugore.

Fronti i ftohtë atmosferik “Leandros” goditi Greqinë me reshje dëbore nga Selaniku deri në Atikë, ndërsa raportohet për temperatura polare dhe ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën lindore të Selanikut. Në jug deri në Kretë priten erëra të forta dhe shi që do të zgjasin deri të martën e ardhshme.

Në lartësitë e Atikës, Greqisë Qendrore dhe Peloponezit, në disa rrugë automjetet mund të kalojnë vetëm me zinxhirë, ndërsa në Atikë policia ka ndaluar në mënyrë parandaluese makinat të qarkullojnë në nga pjesët e rrugës “Tatoiou” dhe kamionë të rëndë në disa pjesë të autostradës Athinë-Lamia.

Kufizime të ngjashme të trafikut dhe masa të tjera janë shqyrtuar në një takim të gjerë të mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve.

Në Greqinë Veriore pati reshje të mëdha dëbore. Në Trikala dhe Karditsa gjithashtu ka pasur reshje të mëdha dëbore, ndërsa autoritetet janë në punë për pastrimin e rrugëve.

Lamia, Nafpaktos dhe Agrinio kanë kryesisht probleme në rrjetin rrugor rural.

Moti i keq ka sjellë probleme edhe në perëndim të Europës, ku bora mbuloi kryeqytetin francez, Parisin, duke nxjerrë në rrugë mijëra vetë për të shijuar peizazhin deri në orën 18:00, kur hyn në fuqi ndalim qarkullimi.

Bora gjithashtu mbuloi Brukselin. Autoritetet në vend lëshuan paralajmërime të rrepta për drejtuesit e automjeteve për shkak të rrugëve të rrezikshme në disa provinca. Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar probleme edhe në Gjermaninë Jugore.