Pas divorcit nga Belinda Balluku, Sokol Ballës i ndryshon jeta, mesohet detaji që askush nuk e dinte

1578
0

Edhe pse pas divorcit me gruan e parë, ministren Belinda Balluku, ai nuk e ka bërë publike jetën e tij private, duket se Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë.

Një muaj më parë gazetari ka rrëfyer se është bërë baba i një vajze. Gjatë intervistës për emisionin “Fit Station” ai ka folur për marrëdhënien që ka me fëmijët.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur,” – u shpreh Sokol Balla, duke shtuar se është nga ata baballarë që i llaston fëmijët.

Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se të bijën e kanë quajtur Broklin.