Studimi: Shqipëria vendi i dyte më i PASIGURT në Europë, ka 164 hajdutë për 100 mijë banorë (Renditja)

126
0

Një studim i ri e nxjerr vendin tonë të parafundit në Europë, përsa i përket një sërë faktorëve si vjedhjet, vrasjet dhe cilësia e kujdesit shëndetësor, cilësia e ujit dhe ajrit.

Në studimin e kryer nga “Forbes Advisor”, Shqipëria lë pas vetëm Britaninë e Madhe duke u renditur poshtë 26 shteteve të tjera që janë përfshrië në studim.

Sipas rankimit, Shqipëria ka marrë më pak pikë në cilësinë e kujdesit shëndetësor, ka një nivel të lartë të ndotjes së ajrit prej 12.5 për qind. Vendi ynë ka 164 hajdutë për 100 mijë banorë dhe 20 vrasje për 1 milionë banorë, duke e bërë që në kombinimin e të dhënave të marrë 54.18 pikë për sa i përket sigurisë në përgjithësi.

Në vend të parë për sa i përket sigurisë renditet Zvicra, e ndjekur nga Sllovenia, Portugalia dhe Austria në vendin e katërt.

Renditja: