Gazetari Alfred Lela merr postin e rëndësishëm në PD

71
0

Gazetari i njohur Alfred Lela ka marrë një post të rëndësishëm në selinë blu, tashmë e rithemeluar dhe me kryetar të ri Sali Berishën. Burime bëjnë me dije se Lela është emëruar Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun, në PD.

Ky emërim i gazetarit të njohur në krye të dikasterit të rëndësishëm të Partisë Demokratike, në lidhje me mediat dhe informimin e publikut për vendimet që merren, vjen ditë pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të selisë blu. Gjithashtu, PD ka përmbyllur me sukses afro dy javë më parë dhe procesin e ristrukturimit të Sekretariateve.

Nismat e Sali Berishës për të marrë partinë, Lela i ka cilësuar si alternativa më të mirë për të larguar kryedemokratin Lulzim Basha nga ‘stacioni i ngulitur’. Edhe pse në debatet mediatike ka qenë pranë PD, gazetari dhe analisti politik gjithnjë është shprehur për hapjen e partisë për emra të rinj.

Dhe sipas asaj që ka mësuar newsbomb.al, përmes burimeve për këtë emërim, Alfred Lela mesa duket është mes këtyre emrave të rinj që do ti bashkohen PD. Me ndryshimin e stafetave në partinë më të madhe opozitare, personat që merreshin me mediat “u spastruan” nga stafi i Berishës.