Shoferë beni Kujdes! 10 makina inteligjente te rrugores po qarkullojne ne te gjithe vendin, janë pa logon e policise

2
0

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë të ditur se ditën e sotme flotës së Policisë Rrugore i janë shtuar 10 makina të reja inteligjente, të cilat u siguruan përmes një projekti të ARRSH dhe Bankës Botërore.

Makinat janë të pajisura me sistem radari për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve të cilët konstatohen në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Ministri iu ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes pasi makinat do të jenë pa paloguara dhe kanë aftësinë të masin shpejtësinë e lëvizjes së mjetit edhe kur ato janë vetë në lëvizje.

U bëj thirrje të gjithë përdoruesve të automjeteve. Kujdes! Siç e shikoni këto makina janë të paloguara dhe do të mbeten të paloguara. DO t’i nxjerrim ta paloguara, janë me ngjyra të ndryshme dhe do t’i lyejmë edhe me ngjyra të tjera, në mënyrë që mos të identifikohen. Këo makina të gjurmojnë targën, të bëjnë profilin e makinës, siç është regjistruar në drejtorinë e shërbimit rrugor. Identifikojnë shpejtësinë edhe në ecje, në një largësi relativisht të madhe, ka pajisje GPS që identifikon se ku ndodhet mjeti që ka bërë shkeljen. I gjithë ky informacion shkon automatikisht në gjobë”,-u shpreh ministri Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.