Studimi shpresëdhënës/ Shkencëtarët ne Amerike zbulojnë ilaçin që mund të ndalojë transmetimin e Covid brenda 24 orësh

643
0

Një medikament antiviral, ne forme kokrre, ka rezultuar i suksesshëm në eksperimentin e kryer, duke ndaluar plotësisht transmetimin e koronavirusit brenda 24 orësh.

Medikamenti i quajtur Molnupiravir, u pa se parandalonte që virusi të shumohej dhe të mos përhapej në të gjithë trupin.

Siç raporton Daily Mail, studiuesit zbuluan se ilaçi bllokonte përhapjen e COVID-19 mes minjve tek të cilët u krye eksperimenti, ndërsa ata që nuk iu dha ilaçi, e përhapën sëmundjen.

Ekipi i studiuesve nga Universiteti Shtetëror i Xhorxhia, thotë se nëse të dhënat mund të japin të njëjta efekte te njerëzit, kjo do të thotë se pacientët me COVID-19 që do marrin këtë medikament mund të bëhen jo-infektues brenda një dite.

“Ky është demonstrimi i parë se një ilaç që e kemi në dispozicion bllokon shpejt transmetimin e SARS-CoV-2,” tha Dr Richard Plemper, një profesor në Institutin për Shkencat Biomjekësore në shtetin e Xhorxhia.

‘Molnupiravir mund të ndryshojë lojën’, tha ai.

Molnupiravir është një ilaç antiviral që u krijua në Universitetin Emory, në Atlanta, nga kompania e saj e inovacionit të barnave, Drug Innovation Ventures at Emory (DRIVE), e cila ishte licencuar nga Ridgeback Biotherapeutiks, në partneritet me Merck & Co.