99-vjeçarja fiton betejën ndaj Covid-19 dhe rikthehet në azilin e pleqve: Ndihem mirë!

583
0

Një gjyshe e moshuar, 99-vjeçarja falendëroi mjekët dhe doli nga spitali shëndoshë e mirë, pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Margareta Kranjcec nga Kroacia, e cila jeton në një shtëpi të të moshuarve në qytetin qendror të Karlovac, u shtrua në spital në fund të Tetorit, pasi doli pozitive për Covid-19.

99 vjecarja kaloi tre javë në Spitalin e Përgjithshëm Ogulin, para se të shërohej.  Ajo thotë se tani ndihet shumë më mirë.

‘Ka mbaruar, ndihem mirë tani,’ i tha ajo gazetës Vecernji List.

Kranjcec u shtrua në spital për shkak të moshës dhe brishtësisë së saj, por nuk kishte sëmundje serioze shëndetësore dhe thuhet se shkoi të jetonte sërish në shtëpi disa muaj më parë.

Ajo kohët e fundit  u zhvendos sërish në shtëpinë e të moshuarve.  Drejtoresha e shtëpisë tha se ishte ‘me të vërtetë  një mrekulli’ që ajo u rikuperua nga koronavirusi pa ndonjë problem.

Ajo ka bërë një operacion në jetën e saj, 40 vjet më parë, dhe merr vetëm ilaçe për presionin e gjakut.

Kranjcec ishte midis disa banorëve të Sveti Anten për të Moshuarit, në Sveti Antun, e cila doli pozitiv për virusin, megjithëse ishte asimptomatike, tha drejtori i shtëpisë Stefica Ljubic Mlinac.

Kroacia, një vend me 4.2 milion njerëz, ka regjistruar rreth 140,000 infeksione Covid-19  dhe më shumë se 2,000 vdekje deri tani.

Rreth 4,534 raste të reja u regjistruan të Enjten, si dhe 48 të vdekur