Studimi investigativ: Kush janë tre familjet që kontrollojnë tregun televiziv në Shqiperi

418
0

Tre familje dhe interesat përreth tyre kontrollojnë pothuajse krejtësisht tregun televiziv të vendit. Frangaj, Hoxha dhe Dulaku kanë pesë licensat për transmetime dixhitale duke pasur njëkohësisht edhe tre televizionet më të mëdhenj në vend. Gjetjet e studimit tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi të tregut mediatik shqiptar. Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%.

Kjo është tabloja e zymtë e tregut mediatik në Shqipëri, mbi të cilën hedh dritë studimi investigativ,  ”Monitorim i Pronësisë së Medias – Shqipëri” i kryer brenda 3 muajve të fundit nga Rrjetet Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri (BIRN Shqipëri) dhe Reporterët pa Kufij. Rezultatet e studimit u publikuan sot,( 13.03.2018) në Tiranë. Studimi zbulon kush e zotëron dhe kontrollon tregun, cilat janë interesat e ekonomike dhe politike të pronarëve. Gjetjet e studimit tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi të tregut mediatik shqiptar. Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%.

Ky monopolizim u thellua keqaz me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Një nga aktet e para të socialistëve ishte amendamenti Balla, që kërkonte çfuqizimin e ligjit që i jepte të drejtë një pronari të vetëm dhe një familjeje të kontrollonin pronësinë e plotë të një televizioni. Kjo tentativë u godit fort edhe nga organizmat ndërkombëtarë edhe nga OSBE, si një shenjë e qartë e asfiksimit të mediave dhe vënien e tyre në interest ë klaneve politico financiare dhe jo në favor të publikut. Por shoqata e mediave audio vizive, duke pasur edhe mbeshtetjen politike të socialistëve e hodhi këtë çështje në gjyq dhe Kushtetuesja lejoi pronesinë e një pronari të vetëm mbi televizionet.

Kjo masë më pas i dha të drejtën trashigimtares së Dritan Hoxhës te zotëronte e vetme televizionin Top Channel dhe Aleksandër Frngajt të zhvishej nga pronësia fiktive që kish krijuar në Klan.

Si rrezultat i kësaj ne kemi sot televizionet më të mëdhenj të vendit jo vetëm prona të tre familjeve, por më keq akoma pjestarë të vetë familjeve drejtojnë edhe punën e përditshme editorial të këtyre mediave. As në Rusinë putiniane mungesa e lirisë nuk ka shkuar deri në këtë shkallë.

Kristina Voko, Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN, Shqipëri, gjatë prezantimit të studimit në fjalë, tha se ky studim shpartallon mitin sipas të cilit ” pavarësisht mangësive, mediat shqiptare përfaqësojnë një shumëllojshmëri pikpamjesh. Një grusht familjesh  arrijnë më shumë se gjysmën e publikut dhe marrin 90% të të ardhurave në tregun tonë mediatik “.

Ndërsa Olaf Steenfadt, Drejtor i studimit investigativ “Monitorim i Pronësisë së Medias-Shqipëri” e sheh me shqetësim atë që po ndodh sot në Shqipëri me median.m”Pas dekadash të tranzicionit dhe përpjekjeve të shumta nga aktivistë të shoqërisë civile brenda Shqipërisë si edhe të kontributeve të konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare, peizazhi i medias duket se rrëshqitet dhe po ikën larg nga rruga e pavarësisë, pluralizmit dhe qëndrueshmërisë “, theksoi ai në prezantimin e gjetjeve të studimit të përbashkët të BIRN dhe Gazetarëve pa Kufi.