Sipas një studimi të fundit publikuar nga MedicalXpress, të rinjtë janë më të rrezikuar për t’u riinfektuar me koronavirus edhe nëse e kanë kaluar një herë virusin.
Në studim janë marrë rreth 3.250 të rinj marinsa amerikanë, mes majit dhe tetorit të vitit 2020.
Nga ata, 189 e kishin kaluar koronavirusin, dhe më pas 10 përqind e tyre u riinfektuan sërish.
“Vetëm sepse keni antitrupa nga një infeksion i mëparshëm, nuk do të thotë se keni shpëtuar”, thotë autori i studimit, Stjuart Silfon, profesor i neurologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Mount Sinai në Nju Jork.
Studiuesit thanë se infeksionet e para dhe të dyta,përfshinin të njëjtin tip të virusit SARS-CoV-2, dhe asnjë prej tyre nuk kishte llojet e reja, më të transmetueshme të Britanisë së Madhe, Afrikës së Jugut apo Brazilit, që kanë shkaktuaralarm gjatë javës së fundit.
Të gjithë ata që rezultuan pozitivë gjatë studimit kishin simptoma të lehta, tha dr Silfon. Asnjë prej tyre nuk u shtrua në spital.