“Të mbyllen lokalet dhe transporti publik për disa javë” alarmi i ekspertit

1027
0

Masat e reja për uljen e të infektuarve me koronavirus në vend epidemiologu Ilir Alimehmeti i sheh të pamjaftueshme.

Mjeku propozon mbylljen e lokaleve dhe transportit publik  për disa javë, pasi i sheh si burim kryesor për përhapjen e Covid 19.

Ambjenti më i keq i mundshëm ku mund të rrish, është i mbyllur dhe me shumë njerëz”, është shprehur mjeku.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti mbështet mbylljen e gjimnazeve dhe shkollave nëntë vjeçare ndërkohë mendon se ndalimi I aktiviteteve dhe lëvizjes pas orës 20:00 mund të japë efektin e kundër të asaj që pritet.

Efekti I mbylljes ë shkollave do të ketë më shumë efekt sesa masat e tjera, ndërsa reduktimi i orarit nuk ka efekt ulës, por frika mund të ketë për një ngjeshje më të madhe dhe grumbullime”, ka thënë Alimehmeti.

Ndërkohë mjeku sugjeron rritje të testimeve për të identifikuar dhe izoluar në kohë rastet pozitive.

Gjysmën e parë të shkurtit raporti mes të testuarve  dhe të infektuarve me koronavirus ka rezultuar  në  nivelin e 28%.  Ndërkohë shqetësues paraqitet numri i të shtruarve në spitale.

Në Shqipëri sipas Ministrisë së Shëndetësisë  janë prekur nga Covid 19 rreth 93 mijë persona.  Më shumë se 35 mijë prej tyre aktualisht janë me koronavirus.