Studentja nga Fushë-Arrëzi fiton në Kinë çmimin e parë në Samitin Botëror të Inovacionit

666
0

Shqiptarët që ka kanë arritur sukses edhe jashtë vendit janë të shumtë. Midis tyre është edhe emri i Serena Lekës.

Ajo shkëlqeu në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë. Vajza nga Fushë-Arrëzi mori pjesë në një event të organizuar në fushën e sipërmarrjes dhe startup-eve dhe fitoi çmimin e parë.

Serena Leka është e vetmja studente shqiptare që ka fituar një bursë prej 50.000 euro nga Danimarka. Po ashtu ajo ka udhëtuar në 15 vende të botës.

Studimet master ajo i kreu Universitetin e Aarhusit dhe falë rezultateve të mira edhe u punësua në këtë universitet.

Kurse temën e diplomës e përgatiti duke bashkëpunuar me një nga kompanitë më të fuqishme në industrinë inxhinierike “Danfoss A/S”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.