Pallati i Parashqevi Simakut i pabanueshem, ja çfarë thotë këngëtarja e njohur

4445
0

Dëmet e tërmetit të madh të 26 nëntorit e kthyen në të pabanueshëm pallatin që në Durrës e njohin të gjithë si pallati i Parashqevisë.

“ABC News” ishte në pallatin ku deri në vitin 1997 jetoi këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, i cili ka pësuar dëme dhe dëmtime të shumta.

Pranë ekspertëve shqiptarë dhe të huaj ishte edhe ish- kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Këngëtarja shqiptare ka vite që nuk ka shkelur në Durrës, por në qytetin bregdetar një nga pallatet në qendër të qytetit njihet si pallati i Pallati i Parashqevisë.

Lëkundjet e 26 nëntorit kanë pësuar dëme të konsiderueshme në objektin e ndërtuar 34 vite më parë, në të cilin jetuan edhe shumë personazhe të njohur.

“ABC News” ishte në ambientet e brendshme të pallatit ku dukshëm dëmet në godinë janë të mëdha. Suva të rrëzuara dhe mure të plasaritura janë pamjet që të ofron ky pallat.  

Shqetësimin për atë që do të ndodhë në pallatin e njohur në Durrës e shfaqi edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i cili inspektoi nga afër punën e ekspertëve shqiptarë dhe të huaj në ndërtesën që të paktën ka 3 kolona të amortizuara nga 26 nëntori.

Ani Simaku jeton me familjen e tij në shtëpinë e hallës së tij, Parashqevi Simaku dhe rrëfen për “ABC News” telefonatën që ka pasur me hallën pas tërmetit.  

Sipas nipit të saj, shqetësimi kryesor i këngëtares është lidhur më shumë me familjarët sesa me dëmet që shtëpia pësoi.

Pallati i saj sipas ekspertëve shqiptarë e të huaj mund të riparohet falë ndërhyrjeve në kolonat mbajtëse.

Por vulën finale për këtë objekt do ta vendosin ekspertët izraelitë të cilët po bëjnë edhe vlerësimin e masës së goditjes që kolonat mbajtëse kanë marrë në tërmetin e 26 nëntorit.