Riktheht një lekundje e fortë në qytetin e Durrësit pas mesnatës

1458
0

Në orët e para të mesnatës së kaluar u ndie një tjetër lëkundje e fortë tërmeti në qytetin e Durrësit, duke rikthyer shqetësimin te qytetarët.

Qendra evropiane e tërmeteve (CSEM) raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter dhe është shënuar në orën 00:14, me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit.

Ndërkohë, kjo lëkundje e fortë është ndjekur nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 3 të shkallës Rihter, në orën 00:34, me një thellësi 29 kilometra nga Durrësi.

Më 26 nëntor vendi ynë u godit nga një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Ky tërmet u pasua nga lëkundje të shumta për ditë me radhë, megjithatë situata ditët e fundit ka qenë më e qetë, me lëkundje sizmike me magnitudë dhe frekuencë të ulët