Sonila Meço publikon videon rrënqethëse të Fadil Hasës, ishin momentet kur aktori i humorit…

466
0

Eshtë nda sot nga jeta aktori i mirënjohur i estradës shqiptare Fadil Hasa. Ikona e humorit shqiptar u nda nga jeta në moshën 78-vjecare pas një sëmundje të rëndë.

Fadil Hasa e shfaqi talentin fillimisht me estradën amatore të Durrësit dhe në vitin 1970 u pjesë e trupës profesioniste, me të cilën ngjiti në skenë dhjetra e dhjetra shfaqe dhe u dha jetë qindra roleve, për të cilat do të mbahet mend.

Fadil Hasa u lind në vitin 1940 dhe mbante titullin “Artist i Merituar”. Sakaq në rrjet po gëlojnë homazhet për Hasën. Mesazhi i gazetares Sonila Meços ka emocionuar të madh dhe të vogël.

Ja postimi i gazetares:

https://youtu.be/0Zog0VvBxZk

Sa e hollë është ajo fije, që ndan të qeshurën nga trishtimi, komedinë nga drama, humorin nga dhimbja! I përulem kujt di të më bëjë për të qeshur, të më argëtojë e të më mbajë në anën tjetër të fijes, pavarësisht trishtimit, dramës e dhimbjes së vet!

Faleminderit për humorin Fadil Hasa! Do të na mbajë gjallë e ty të gjallë ngahera. Të kujtofshim edhe për të mirën tonë!